Arsenali kërkon këndellje kundër Leeds United

  • S.A /
  • 14 February 2021 - 16:57
Arsenali kërkon këndellje kundër Leeds United

Arsenali do ta presë Leeds Unitedin, me synim për ta rigjetur rrugën e fitores në Premierligë pas dy humbjeve radhazi.

Takimi i javës së 24-të mes Arsenalit dhe Leeds do të zhvillohet në Emirates në Londër, me fillim në orën 17:30, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Mikel Artetës vjen nga dy humbje dëshpëruese kundër Wolves dhe Aston Villës në dy ndeshjet e fundit dhe është e vetëdijshme se çfarëdo lëshimi tjetër do t’ia zvogëlonte dukshëm gjasat për top katërshe.

Leeds, që renditet në vendin e 10 me një pikë më shumë se Arsenali, i ka humbur dy prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i fituar tri prej tyre.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka do të luajë nga fillimi përkrah Ceballos

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Arsenal:

Image

Leeds United:

Image

Kosova Sot Online )