
Lexoni edhe:
Sergio Ramos i kthehet punës 8 ditë pas operacionit
Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka thënë se ka besim të plotë në lojtarët e vet për ta mposhtur Barcelonën në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pavarësisht se do t’i mungojë Neymari i lënduar.
Gjiganti francez nuk do të mundë të llogarisë në lojtarin kryesor Neymar për ndeshjen e parë në Camp Nou këtë të marte, por Pochettino e ka një plan.
Sergio Ramos i kthehet punës 8 ditë pas operacionitLexoni edhe:
Duke folur për UEFA.com, trajneri argjentinas e ka shpjeguar planin për ta mposhtur Barçën.
“Natyrisht ne kemi nevojë për disa struktura të qarta dhe për ide sesi të sulmojmë dhe sesi t’i ndalim sulmet e Barcelonës”, tha Pochettino.
“Por ne gjithmonë iu besojmë lojtarëve tanë për ta bërë punën sa më mirë që është e mundur dhe për të marrë rezultat pozitiv”, shtoi ai.
Neymar e tërhoqi muskulin në ijë dhe pritet të mungojë rreth një muaj.
Braziliani ka thënë se ndien dhimbje të mëdha dhe trishtim të madh nga ky lëndim.
(Kosova Sot Online )