Milani në takim urgjent, pas humbjes tronditëse kundër Spezias

  • G.G /
  • 15 February 2021 - 12:07
Milani në takim urgjent, pas humbjes tronditëse kundër Spezias

Trajneri Stefano Pioli dhe lojtarët e Milanit do të takohen sot për të diskutuar për humbjen tronditëse 2:0 kundër Spezias të shtunën, e cila në të njëjtën kohë iu kushtoi kuqezinjve me humbjen e pozitës së parë në Serie A.

Spezia e regjistroi vetëm fitoren e dytë në shtëpi këtë sezon kundër Milanit dhe i ndihmoi Interit ta marrë pozitën e parë në tabelë.

Ndeshja e ardhshme për kuqezinjtë do të jetë kundër Crvena Zvezdës në Ligën e Evropës të enjten, e pasuar nga derbi della Madonnina në fundjavë.

Për këtë arsye, Pioli do t’i grumbullojë djelmoshat e tij sot në Via Aldo Rossi.

Mediat italiane raportojnë se Pioli nuk është i lumtur me qëndrimin e lojtarëve të vet kundër skuadrës së sapopromovuar në elitë dhe dëshiron të marrë garanci nga ta se nuk do ta përsërisin më.

Ish-trajneri i Fiorentinës do të përqendrohet në rikthimin e entuziazmit dhe përulësisë në lojën e skuadrës së tij, falë të cilave Milani ishte lider i deritanishëm. 

(Kosova Sot Online)