Januzaj: Nuk kam nevojë t’ia dëshmoj Man Unitedit e askujt tjetër sa i mirë jam

  • G.G /
  • 15 February 2021 - 12:11
Januzaj: Nuk kam nevojë t’ia dëshmoj Man Unitedit e askujt tjetër sa i mirë jam

Ylli i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ka këmbëngulur se nuk ka nevojë t’ia dëshmojë askujt sesa futbollist i mirë është, para përballjes me ish-skuadrën e vet, Manchester United.

Sociedadi dhe Unitedi do të përballen në Ligën e Evropës të enjten, me mesfushorin me prejardhje nga Kosova që do të vihet përballë klubit në të cilin e nisi karrierën si profesionist.

Përfaqësuesi i Belgjikës i dha fund gjashtë vjetëve qëndrimi në Old Trafford në vitin 2017, për shkak se mungesës së mundësive për të luajtur.

Januzaj tha për ESPN para kësaj ndeshjeje: “Nuk kam pse t’ia dëshmoj askujt sesa i mirë jam. Thjesht duhet të besoj në veten, të luaj dhe të jemi lumtur”.

“”Jam i lumtur që po rikthehem atje, në klubin që e dua. Por kur të futem në fushë, nuk do të ketë miqësi, sepse, natyrisht unë luaj për një klub tjetër tani dhe dua të fitoj po ashtu”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)