Lajm i keq për Real Madridin dhe Carvajal

  • G.G /
  • 15 February 2021 - 15:19
Lajm i keq për Real Madridin dhe Carvajal

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, pritet të mungojë deri në dy muaj, pasi rezultatet e testeve mjekësore të hënën treguan se ai ka pësuar lëndim serioz muskulor.

Carvajal u lëndua në fitoren e Real Madridit 2:0 kundër Valencias të dielën në La Liga, duke u detyruar ta braktisë fushës pas vetëm 20 minutave lojë në stadiumin Alfredo di Stefano pasi e tërhoqi muskulin e kofshës së djathtë.

Mbrojtësi spanjoll sapo ishte kthyer nga riaftësimi i një lëndimi tjetër.

“Testet e kryera ndaj lojtarit tanë, Dani Carvajal, nga shërbimi mjekësor i Real Madridit, tregojnë se ai ka pësuar lëndim muskulor në kofshën e djathtë”, thuhet në një komunikatë të klubit.

Si pasojë, Carvajal pritet të mungojë dy muaj ose edhe më gjatë. Ai do t’iu nënshtrohet testeve të tjera shtesë mjekësore në ditët në vijim.

Ky është lëndimi i tretë që spanjolli e pëson këtë sezon.

Ai do të mungojë në disa ndeshje në ligë dhe në dy ndeshjet e Real Madridit kundër Atalantas në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)