Feronikeli e ndal Gjilanin, Trepça ’89 dhe Arbëria ndahen baras

  • G.G /
  • 15 February 2021 - 15:23
Feronikeli e ndal Gjilanin, Trepça ’89 dhe Arbëria ndahen baras

Feronikeli e ka ndalur Gjilanin me një barazim 1:1 në Drenas, ndërkohë që Trepça ’89 dhe Arbëria janë ndarë baras, po ashtu 1:1, në dy ndeshjet e mbetura të javës së 19-të në Superligë të hënën.

Duelet kokë më kokë të skuadrave të mesit të tabelës në elitë kanë përfunduar pa fitues.

Feronikeli 1:1 Gjilani

Adem Maliqi e kaloi Feronikelin në epërsi në minutën e 20-të të takimit të javës së 19-të që u zhvillua në stadiumin Rexhep Rexhepi.

Muhamed Useini e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 50-të, duke ia shmangur Gjilanit humbjen e gjashtë këtë sezon.

Gjilani është në pozitën e katërt në tabelë dhe tani ngel 14 pikë larg lideres dhe rivales, Drita, si dhe 11 larg vendit të dytë, të fundit që siguron një vend në kualifikime për garat evropiane.

Nikli, ndërkohë, renditet menjëherë pas Gjilanit, por me vetëm 24 pikë të mbledhura, pesë larg zonës së rënies nga elita.

Trepça ’89 1:1 Arbëria

Anes Hoti e kaloi Arbërinë në epërsi pas  vetëm katër minutave lojë në stadiumin Riza Lushta, por nuk ia doli ta ruajë atë njëzet minuta para fundit të takimit.

Adenis Shala e shpëtoi klubit mitrovicas nga humbja duke e barazuar rezultatin në minutën e 70-të.

Arbëria dhe Trepça ’89 renditen në vendet gjashtë dhe shtatë, përkatësisht, me pikë të njëjta, nga 22 secila, vetëm më shumë se zona e rënies nga liga.

(Kosova Sot Online)