Koeman: Nuk shoh skuadër më të mirë se Barcelona momentalisht

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 18:43
Koeman: Nuk shoh skuadër më të mirë se Barcelona momentalisht

Barcelona do të përballet nesër me PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman u shpreh i bindur se momentalisht nuk ka skuadër më të mirë se katalunasit.

“Nuk shoh ndonjë skuadër më të mirë se Barcelona momentalisht. Por, nuk është mirë të presësh të fitosh Ligën e Kampionëve me ndryshimet që kemi bërë këtë sezon. Ekipi është në një nivel të lart dhe mund të mposhtim çdo skuadër” – tha trajneri holandez.

Barcelona në vitin 2021 ka fituar të gjitha ndeshjet në La Liga, duke e zënë vendin e dytë në tabelë. 

(Kosova Sot Online)