Ibrahimovic i vetëm, nuk po ndihmohet nga bashkëlojtarët

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 19:03
Ibrahimovic i vetëm, nuk po ndihmohet nga bashkëlojtarët

Zlatan Ibrahimovic është padyshim një nga ata liderë të gatshëm të tërheqin skuadrën, dhe diçka të tillë e ka treguar shpesh duke bërë dicka vetë, por ndonjë ndihmë në aspektin e golave do ta pranonte me dëshirë, sidomos tani që Milani po kalon periudhën e parë të vështirë pas disa muajve të shkëlqyer.

Rendimenti në sulm i Ibras, 16 gola në 18 prezenca mes kampionatit e Kupave, është konstante që kur suedezi u rikthye te Milani, por ajo e atyre që duhet ta mbështesin, ndonjëherë çalon.

Në muajin e fundit shifrat flasin, me Ante Rebic i vetmi që shpëton, pasi është i vetmi përveç Ibrahimovic që ka shënuar në aksion në muajin e fundit, një gol në Bologna, dy ndaj Crotones, veç tyre është edhe penalltia e Kessie në Dall’ Ara.

Të tjerët nuk kanë ndihmuar për motive të ndryshme, Calhanoglu që deri tani ka shënuar 6 gola sezonal, për një kohë të gjatë ishte jashtë fushe për shkak të Covid-it dhe tani është e kuptueshme që nuk është në formën optimale.

Leao, “xhokeri” i çmuar i sulmit, që ka shënuar 6 gola, ndonjëherë shpërdoron më shumë se sa duhet, edhe pse kontributi i tij duhet matur duke shtuar dhe asistet.

Pastaj është Hernandez, ndoshta Theo i kishte mësuar të gjithë mirë në pjesën e parë të sezonit, ku shënoi 4 gola, por në javët e fundit anësori është më pak i fortë se zakonisht, edhe pse ende ska vend për alarm, e qartë është se edhe Ibra ka nevojë për pak ndihmë nga të tjerët.

(Kosova Sot Online)