Klopp tregon se a po e mendon largimin nga Liverpooli

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 21:01
Klopp tregon se a po e mendon largimin nga Liverpooli

Jurgen Klopp mohon me forcë zërat se ai po mendon të largohet nga Liverpooli.

Trajneri i gjerman u shpreh qartë për këtë temë para sfidës me Leipzigun në Champions.

Ai theksoi se nuk ka nevojë për pushim dhe se është plot energji.

“Nuk kam nevojë për pushim. Askush nuk duhet të shqetësohet për mua. Mund të mos dukem në formën më të mirë, sepse nuk jam i freskët, mjekra ime po bëhet më e thinjur, nuk fle shumë, sytë e mi janë kështu, por jam plot energji. Ajo që pamë në fushë kundër Leicester City-t nuk pasqyron rezultatin.”

Duke iu referuar serisë negative në ndeshjet e fundit, Klopp thotë se kjo ka ndodhur për gabimet individuale.

“Pësuam gjithsej shtatë gola, duke shënuar vetëm dy. Kjo ndodhi për shkak të gabimeve individuale, kemi biseduar për këtë. Gjatë sezonit ndodhën shumë gjëra. Kemi pasur disa ndeshje jo shumë të mira, por kohët e fundit performancat janë përmirësuar.”


(Kosova Sot Online)