“Mund ta zgjosh në orën 3 të mëngjesit dhe ai është i gatshëm për të stërvitur” – Tuchel e lartëson Kovacicin

  • S.A /
  • 16 February 2021 - 09:46
“Mund ta zgjosh në orën 3 të mëngjesit dhe ai është i gatshëm për të stërvitur” – Tuchel e lartëson Kovacicin

Thomas Tuchel ka vendosur tashmë që Mateo Kovacic do të jetë njëri prej lojtarëve të parapëlqyer të tij në Chelsea. Pasi Kovacic e shkatërroi Newcastle Unitedin në fitoren e Chelseat 2:0 të hënën, trajneri gjerman e lartësoi kroatin i cili në moshën 26-vjeçare zotëron përvojë të vlefshme pas kohëve të kaluara në Inter dhe Real Madrid para se t’i bashkohej klubit londinez. Në veçanti, trajneri i tij i ri ka mbetur i mahnitur me nivelin e punës në fushë nga kroati.

“E dua atë. Mund ta zgjosh në orën 03:00 dhe ai do të bëhet gati për të stërvitur në Cobham në orën 03:15”, tha Tuchel. Kovacic i kompletoi 95.6 për qind të 91 pasimeve, më së shumti në skuadrën e tij, përfshirë katër topa të gjatë. Ai, po ashtu, i pati tetë driblime të suksesshme dhe vrapoi 10.21 kilometra. 

(Kosova Sot Online )