Zyrtare: Alaba largohet nga Bayerni në fund të sezonit

  • S.A /
  • 16 February 2021 - 14:52
Zyrtare: Alaba largohet nga Bayerni në fund të sezonit

David Alaba do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit.  Futbollisti austriak njoftoi sot në një konferencë për shtyp se sezoni aktual do të jetë sezoni i tij i fundit në klubin bavarez. 

“Unë kam marrë vendimin të provoj diçka të re duke filluar sezonin e ardhshëm. Ishte një vendim shumë i vështirë për t’i thënë lamtumirë këtij klubi pas 13 vjetësh. Unë nuk do të them asgjë për destinacionin tim të ardhshëm ende” – theksoi Alaba.

Në fund të kontratës, Alaba në këtë pikë do të jetë i lirë të shkojë diku tjetër. Dhe në pole position për nënshkrimin e tij është Real Madrid, një klub që tashmë ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarin e lindur në vitin 1992. 

Megjithatë, përmes babait të tij-agjent, në javët e fundit Alaba mohoi të kishte nënshkruar tashmë me klube të tjera dhe as sot ai nuk donte të shtonte asgjë në lidhje me këtë.

(Kosova Sot Online )