Ronaldo me mesazh të gjatë para fazës së nokautit në Champions, synon trofeun e madh

  • S.A /
  • 16 February 2021 - 14:56
Ronaldo me mesazh të gjatë para fazës së nokautit në Champions, synon trofeun e madh

Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me dy ndeshje që zhvillohet sonte dhe dy tjera nesër.

Të mërkurën, Juventusi i shkon Portos në fazën e parë të nokautit. Dy vitet e fundit, “Zonja e Vjetër” u eliminua shumë herët, ndërsa Cristiano Ronaldo premton shumë më shumë këtë edicion. Ai përmes një shkrimi të gjatë tregoi synimet e kampionit italian në këtë sezon të Champions Leagues.

“Kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë për Champions League: raundet e nokautit. Është pothuajse sikur një kompeticion tjetër të fillojë nga kjo pikë dhe të gjithë duhet të sjellin lojën e tyre më të mirë, sepse çdo detaj mund të bëjë diferencën. Në këto dy vitet e fundit shkuam më shpejt në shtëpi sesa deshëm, por vazhdojmë të synojmë çdo sezon dhe këtë vit nuk ka përjashtim. Nesër kemi një lojë shumë të rëndësishme kundër një ekipi shumë të fortë dhe mund të shpresoj vetëm që mund të jetë vetëm fillimi i ecjes së gjatë që duam të bëjmë deri në finale. Respekt për kundërshtarin, ambicie për fitore dhe 100 % fokus në qëllimet tona. Shkojmë, djema! Fino Alla Fine” – shkroi Ronaldo në llogarinë e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online )