Liga e Kampionëve: Juventusi i shkon Porotës, formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 17 February 2021 - 11:49
Liga e Kampionëve: Juventusi i shkon Porotës, formacionet e mundshme

uventusi ka udhëtuar drejt Portugalisë për t’u përballur me Porton në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Takimi mes Portos dhe Juventusit zhvillohet sonte në Estadio de Dragao në orën 21:00,

Trajneri Andrea Pirlo pritet të luajë nga fillimi me dyshen Matthijs de Ligt dhe Giorgio Chiellini në mbrojtje dhe me Cristiano Ronaldon dhe Alvaro Moratan në sulm.

Pirlo ka konfirmuar se Paulo Dybala dhe Leonardo Bonucci do të mungojnë në këtë takim.

Bashkë me ta do të mungojnë edhe Arthur Melo dhe Juan Cuadrado. Në krahët e mbrojtjes pritet të startojnë Danilo dhe Alex Sandro.

Formacionet e mundshme:

Porto: Marchesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Sarr; Corona, Otavio, Oliveira, Uribe; Marega, Taremi

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie; Morata, Ronaldo.

(Kosova Sot Online )