Odise Roshi prezantohet te skuadra e re, kryen edhe seancën e parë stërvitore

  • S.A /
  • 17 February 2021 - 16:43
Odise Roshi prezantohet te skuadra e re, kryen edhe seancën e parë stërvitore

Ashtu siç njoftoi Supersport të dielën në mbrëmje në emisionin “Zona Gol”, Odise Roshi është transferuar zyrtarisht në kampionatin hungarez të futbollit, duke shtuar koloninë e shqiptarëve atje.

Sulmuesi anësor ka firmosur me skuadrën e DVTK-së, që militon në elitën e futbollit hungarez dhe sot ka bërë prezantimin zyrtar në stadium, para se të rreshtohej për të kryer edhe seancën e parë stërvitore.

Kartoni i Odise Roshit është në pronësinë e klubit të Akhmat Grozny-t në kampionatin rus, por fieraku është transferuar në formë huazimi deri në fund të sezonit te DVTK, që ka edhe opsionin e blerjes përfundimtare.

Odise Roshi është futbollisti i radhës shqiptar që transferohet në kampionatin hungarez, pasi më herët kanë shkuar atje lojtarë si Myrto Uzuni që aktivizohet me Ferencvaros apo Hysen Memolla e Herdi Prenga. 

(Kosova Sot Online )