Serena Williams shpërthen në lot, pas eliminimit nga Australian Open

  • S.A /
  • 18 February 2021 - 09:51
Serena Williams shpërthen në lot, pas eliminimit nga Australian Open

Serena Williams u largua nga konferenca për media e përlotur, pas humbjes kundër Naomi Osakas në gjysmëfinale të Australian Open.

Legjenda amerikane dështoi sërish ta barazojë rekordin për më së shumti tituj grand slam, 24, në historinë e tenisit të grave, pasi u mposht nga japonezja, 6:3, 6:4.

39-vjeçarja i dha një lamtumirë të gjatë me dorë në zemër turmës në Rod Laver Arena, duke nxitur pyetje nëse kjo nënkuptoi se ajo po pensionohet.

Por përgjigja e saj ishte: “Nuk e di. Nëse them lamtumirë ndonjëherë, nuk do t’i tregoj askujt”.

“Nuk e di. E kreva”, tha ajo dhe u largua nga konferenca për media.

Williams i ka 23 tituj grand slam, më së shumti nga një teniste në Open Era, por ka nga viti 2018 që përpiqet ta barazojë rekordin e Margaret Court prej 24 titujve.

(Kosova Sot Online )