Majlinda Kelmendi në çerekfinale të Grand Slamit të Tel Avivit, pas fitores ndaj gjermanes

  • S.A /
  • 18 February 2021 - 13:31
Majlinda Kelmendi në çerekfinale të Grand Slamit të Tel Avivit, pas fitores ndaj gjermanes

Majlinda Kelmendi e ka mposhtur Annika Wurfelin në luftën e saj të parë në Grand Slamin e Tel Avivit të enjten, në kërkim të një medaljeje tjetër në këtë fillim vit.

Kampionia e artë olimpike nga Kosova fitoi me ippon në kohën shtesë ndaj gjermanes, në kategorinë 52 kilogramë.

Grand Slami i Tel Avivit: Majlinda mposhtet në gjysmëfinale, por ngel në garë për medaljen e bronztë.

Kelmendit iu desh të djersitet mirë për ta mundur Wurfelin në rundin e dytë dhe e arriti këtë më pak pasi meçi shkoi në kohën shtesë (Golden Score).

Ajo e kaloi pa luftë rrethin e parë.

Në çerekfinale, kosovarja do të përballet me rusen e rrezikshme Alesya Kuznetsova.

Kelmendi vjen në këtë turne pas medaljes së bronztë që e fitoi në Mastersin e Dohas në Katar muajin e kaluar.

Përveç saj, në Izrael do të garojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. 

(Kosova Sot Online )