Juventusi futet në garë me Barcelonën për Depay

  • S.A /
  • 18 February 2021 - 15:35
Juventusi futet në garë me Barcelonën për Depay

Sulmuesi 27-vjeçar holandez Memphis Depay ka refuzuar të gjithë ofertat e Lyonit për rinovimin e kontratës që skadon në fund të sezonit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Fakti që pas muajit maj do të jetë i lirë, ka bërë që skuadra si Juventusi, Barcelona e Borussia Dortmund të vihen në lëvizje për të marrë shërbimet e Depay, i cili është një titullar fiks i Lyonit dhe i kombëtares holandeze.

Sipas mediave italiane, Juventusi ka bërë hapa konkretë këtë javë, pasi i ka paraqitur menaxherit të Depay edhe një ofertë zyrtare, teksa bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare me pagë 5 milionë euro neto në sezon.

Ndonëse oferta është mjaft joshëse, favoritja kryesore për të marrë shërbimet e Depay mbetet Barcelona, pasi sulmuesi holandez ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Ronaldo Koeman dhe do të donte të punonte sërish me të.

Edhe vetë Koeman e ka shprehur disa herë dëshirën për të marrë shërbimet e holandezit, pasi ka pranuar se Barcelonës i mungon një sulmues me cilësitë e tij, që të dijë të sulmojë hapësirat dhe t’i japë thellësi skuadrës.

Ky është sezoni i katërt dhe i fundit që Memphis Depay luan me Lyonin, teksa ka zbritur në fushë plot 164 herë dhe ka shënuar 68 gola në të gjithë kompeticionet zyrtare me klubin francez.

(Kosova Sot Online )