Kosova përfaqësohet me tre boksierë në turneun ndërkombëtar në Budva

  • S.A /
  • 18 February 2021 - 16:14
Kosova përfaqësohet me tre boksierë në turneun ndërkombëtar në Budva

Tre boksierët e Kosovës, Luar Aliu (56 kg), Çlirim Berisha (64 kg) dhe Remzo Mustafiq (91 kg), po e përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar për të rinj “Adriatic Pearl”, që po mbahet prej 17 deri më 22 shkurt në Budva të Malit të Zi.

Sipas Federatës Evropiane të Boksit (EUBC), pjesëmarrës janë 13 shtete, të cilat në përbërjet e tyre kanë boksierë të klasit botërorë. Ndarjen e drejtësisë do ta bëjë edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

Ekipi ynë drejtohet nga përzgjedhësi Shefki Bogujevci dhe synon të arrijë suksese.

(Kosova Sot Online )