Manchester United kryen punën në ndeshjen e parë, Milani gabon në fund të ndeshjes, fiton Roma

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 20:59
Manchester United kryen punën në ndeshjen e parë, Milani gabon në fund të ndeshjes, fiton Roma

Manchester United ka marrë fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë në udhëtim te Real Sociedad, duke fituar 3-0. Fitore ka marrë edhe Roma që e mundi 2-0 Bragë, derisa Milani është befasuar në fund të takimit duke barazuar 2-2 me Crvena Zvezdën.

Manchester United tashmë mund të konsiderohet si njëra prej skuadrave që ka prerë biletën për fazën tjetër të Europa League.

Djajtë e Kuq triumfuan 4-0 në udhëtim te Real Sociedad dhe duket se sfida e kthimit do të jetë vetëm sa për statistika.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Bruno Fernandes që shënoi dy gola, derisa realizuan edhe Marcus Rashford dhe Daniel James.

Milani është befasuar në Serbi, duke barazuar 2-2 me Crvena Zvezdën.

Milani ishte duke fituar deri në minutën e 93-të, kur Milan Pavkov shënoi për 2-2.

Theo Hernandez shënoi golin për Milanin, derisa golin tjetër e shënoi Radovan Pankov në portën e gabuar.

Për Zvezdën shënoi Guelor Kanga,

Sonte ka triumfuar edhe një tjetër skuadër italiane, Roma, që e mundi në udhëtim skuadrën e Bragës.

Ende pa nisur mirë takimi, në minutën e shtatë, Edin Dzeko realizoi për t’i kaluar mysafirët në epërsi, derisa për rezultatin 2-0 shënoi Mayoral.

Sfidat e kthimit do të zhvillohen javën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)