Statistikat e frikshme të Bruno Fernandes

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 23:49
Statistikat e frikshme të Bruno Fernandes

Bruno Fernandes po shijon një sezon ëndrrash me Manchester United.

Ai e ka gjetur sërish golin me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Mesfushori portugez ka shënuar në fitoren 4-0 të Unitedit në udhëtim te Real Sociedad në kuadër të Europa League.

Ai shënoi dy gola duke quar në 21 numrin e finalizimeve në sezonin 20/21 në të gjitha garat.

Ai ka dhuruar edhe 11 asiste në 36 ndeshje.

Me një fjalë, në 36 paraqitje deri më tani, Fernandes ka pasur gisht në 32 gola të Unitedit, vërtet një blerje e mrekullueshme që vazhdon të shkruajë emrin në librat e historisë së klubit anglez. 

(Kosova Sot Online)