Debutim perfekt për Diallon me Manchester Unitedin, Solskjaer ka vetëm fjalë të mira për të

  • S.A /
  • 19 February 2021 - 11:02
Debutim perfekt për Diallon me Manchester Unitedin, Solskjaer ka vetëm fjalë të mira për të

Bruno Fernandez ishte protagonist absolut në suksesin e Manchester United me rezultatin e thellë 0-4 në transfertë ndaj Real Sociedad, por në minutat e fundit vëmendjen e mori blerja më e re e ‘djajve të kuq”, talenti 18-vjeçar Amad Diallo.

I blerë nga Atalanta që në tetor, Diallo iu bashkua skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer në muajin dhjetor, por ka luajtur kryesisht për të rinjtë dhe ekipin U23, ndërsa mbrëmë zbriti në fushë në minutën e 83-të në vendin e Mason Greenwood.

Sulmuesit nga bregu i Fildishtë i mjaftuan vetëm 12 minuta në fushën e lojës për të përmbyllur me sukses të tre driblimet e provuara, ndërsa në “Allianz Stadium” asnjë sulmues nuk bëri më mirë gjatë gjithë ndeshjes në këtë aspekt.

Një tjetër aspekt mjaft interesant është se sulmuesi 18-vjeçar nuk gaboi asnjë nga pasimet për shokët e tij të skuadrës, ndërsa debutimi i tij ra në sy edhe të legjendës së Manchester United, mesfushorit Paul Scholes.

“Duket një lojtar shumë i talentuar, pasi e kam ndjekur edhe te Manchester United U23. Ka një nivel shumë të lartë teknik dhe një të majtë të hidhur, ndaj i duhet dhënë pak kohë për të parë më të mirën prej tij”, deklaroi Scholes pas ndeshjes.

(Kosova Sot Online )