Mbappe shpallet lojtari i javës në Champions League

  • S.A /
  • 19 February 2021 - 16:36
Mbappe shpallet lojtari i javës në Champions League

Tre gola dhe performancë e shkëlqyer nga Kylian Mbappe në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës dhe atë midis Camp Nout është diçka që shumë futbollistë e ëndërrojnë.

Mbappe me shokë deklasuan katalunasit 1:4 në ndeshjen e parë të fazës së nokautit në Champions League.

E për këtë performancë të treguar, talenti francez, Mbappe është shpallur lojtari i javës.

Barcelonës i mbetet shumë punë për të bërë nëse dëshiron kualifikimin tutje, por kjo duket shumë pak e arritshme.

Në vitin 2017, Barcelona arriti ta rikthente rezultatin nga 4:0 në ndeshjen e parë, duke u kualifikuar në Camp Nou me rezultat 6:1, falë golit të minutave të fundit nga Sergio Roberto. 

(Kosova Sot Online )