Prishtina deklasoi Arbërinë, vazhdon ecurinë fantastike

  • S.A /
  • 19 February 2021 - 16:46
Prishtina deklasoi Arbërinë, vazhdon ecurinë fantastike

Prishtina deklasoi Arbërinë, vazhdon ecurinë fantastike

FC Prishtina ka vazhduar serinë pozitive prej 14 ndeshjeve zyrtare pa humbje. Në këtë seri, skuadra shkëlqeu edhe sot duke arritur fitoren më të lartë si mysafire në këtë edicion.

Arbëria rezistoi vetëm 9 minuta kur pas depërtimit të Endrit Krasniqit topin e mori Leonit Abazi dhe me gjuajtje të saktë shënoi gol të bukur. Nuk vonoi shumë dhe Abazi shënoi golin e dytë pas asistimit të Shillovës (21’).

Lojën brilante në pjesën e parë me gol e kurorëzoi Leutrim Kryeziu pas aksionit të Zybës dhe asistimit apo lënies së topit nga Endrit Krasniqi për 9-shin bardhekaltër (37’).

Pjesa e dytë ishte më e zbehtë, megjithëse nuk munguan rastet. Por, Arbëria po tentonte më shumë dhe me gjithë disa tentime u mungonte konkretizimi.

Lojën e mirë për rezultat të thellë u kujdes Besnik Krasniqi me gjuajtje precize pas asistimit të Kryeziut (90+2’).

Janë këto tre pikë të mirëseardhura për prishtinasit para derbit të madh të mërkurën me liderin e klasifikimit, Dritën.

(Kosova Sot Online )