Superliga e Kosovës vazhdon me super ndeshje

  • S.A /
  • 20 February 2021 - 10:05
Superliga e Kosovës vazhdon me super ndeshje

Prishtina dje fitoi 4-0 në udhëtim te Arbëria, ndërsa sot zhvillohen dy takimet e radhës të xhiros së dytë të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, aty ku kampionia aktuale dhe kryesuesja, Drita, do të jetë nikoqire e Trepçës’89.

Nikoqirët, pas fitores ndaj Llapit, tani synojnë edhe trepikëshin e radhës.

Në anën tjetër, Drenica e pret Besën në “Bajram Aliu”. Të dyja takimet fillojnë nga ora 13:30, ndërsa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

13:00 Drenica – Besa
13:00 Drita – Trepça’89.

(Kosova Sot Online )