“S’po më pritet pas padrejtësisë që mu bë në meçin e fundit”

  • S.A /
  • 20 February 2021 - 10:29
“S’po më pritet pas padrejtësisë që mu bë në meçin e fundit”

Florian Marku dhe Rylan Charlton do të përballen sonte në kuadër të peshave të lehta në boks.

Marku, i cili i fitoi shtatë përballjet e tij të para në karrierën profesionale, barazoi në dhjetorin e kaluar ndaj Jamie Stewartit, ani pse ai dhe shumë pretenduan se drejtësia nuk u nda siç duhet.

Boksieri shqiptar sonte është i gatshëm vetëm për një fitore bindëse dhe me KO.

“Mezi kam pritur për këtë ditë prej padrejtësisë ndaj meje në përballjen e fundit. Jam i lumtur që Rylan është i pamposhtur pasi mua më pëlqejnë përballje të tilla”, ka thënë Marku. I pyetur nëse do të fitojë me nokaut, Marku u përgjigj: “100 përqind”. Ky meç do të zhvillohet në Londër.

(Kosova Sot Online )