Lexoni edhe:
Florian Marku zbulon teshat me të cilat do të zbresë në ring: “Sot është dita ime”
Besart Berisha ka vazhduar shkëlqimin në futbollin aziatik.
Sulmuesi nga Kosova ka realizuar dy gola të tjerë në elitën e futbollit australian për skuadrën e tij Western United. Skuadra e sulmuesit kosovar shënoi fitore të thellë me rezultat 4-1 ndaj Macarthur FC, fitore që ishte falë kontributit të Berishës.
35-vjeçari shënoi golin e parë personal në këtë takim në minutën e 45-të për ta ngritur epërsinë e skuadrës së tij në 2-0.
Ndërkohë prishtinasi u përkujdes edhe për golin e katërt duke ngritur epërsinë në 4-0 të ekipit të tij para se mysafirët të shënonin në fund të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 4-1.
Florian Marku zbulon teshat me të cilat do të zbresë në ring: “Sot është dita ime”Lexoni edhe:
Me dy golat e sotëm, Berisha shkon në kuotën e tre golave në A-League.
Në anën tjetër kjo fitore e ngrit Western Unitedin në vendin e tetë në kampionat me tetë pikë pas gjashtë ndeshjeve.
ë Goals galore!
— ABC SPORT (@abcsport) February 20, 2021
A dominant performance from @wufcofficial, downing the @mfcbulls 4-1.
Two goals to Besart Berisha makes him the man with the second-most goals in Australian league football.
Watch all five goals here ë#WUNvMAC #ALeague pic.twitter.com/tqxRzg80OL
(Kosova Sot Online )