Vedat Muriqi i ka dyert e hapura te Fenerbahçe

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 14:47
Vedat Muriqi i ka dyert e hapura te Fenerbahçe

Fenerbahçe assesi ta harrojë sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqi.

Drejtori sportiv i Fenerbahçes, Emre Belozoglu, sipas mediave në Turqi, e ka telefonuar Muriqin ditë më parë.

Sipas mediave turke, Belozoglu e ka pyetur Muriqin për pozicionin e tij të fundit në skuadër dhe besohet t’i ketë thënë: “Nëse largoheni nga Lazio, dera jonë është e hapur për ju”.

Ndryshe, Muriqi u transferua te Lazio në verën e vitit të kaluar nga Fenerbahçe, por që ende nuk e ka gjetur formën optimale.

Muriqi u transferua te Lazio për 18.5 milionë euro, por lëndimet e tij të shpeshta dhe ambientimi nuk kanë shkuar mirë për prizrenasin.

Muriqi numëron 19 paraqitje dhe 2 gola me fanellën e Lazios.

(Kosova Sot Online)