Mourinho e mbron filozofinë e lojës së vet: Metodat e mia janë më të mirat në botë

  • S.A /
  • 22 February 2021 - 10:05
Mourinho e mbron filozofinë e lojës së vet: Metodat e mia janë më të mirat në botë

Jose Mourinho i ka hedhur poshtë sugjerimet se ai duhet ta ndryshojë filozofinë e lojës pas një humbjeje tjetër të Tottenhamit në Premierligë, duke këmbëngulur se metodat e tij janë më të mirat në botë.

Skuadra e trajnerit portugez e pësoi disfatën e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë, pasi u mund nga West Hami të dielën.

 

Si pasojë, Tottenhami ka mbetur nëntë pikë mbrapa top katërshes në Premierligës.

Ky rezultat pothuajse ia ka shuar shpresat Tottenhamit për kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por Mourinho nuk e pranon se skuadra e tij është në krizë.

“Jo aspak, zero”, tha Mourinho në konferencë për media i pyet nëse skuadra e tij është në krizë.

“Nganjëherë rezultatet janë pasojë e sugjerimeve të shumëfishta. Të miat dhe metodat e stafit tim janë më të mirat në botë”, shtoi ai.

“Nuk e di se çfarë doni të thoni me krizë. Nëse krizë quajmë mllefin dhe trishtimin në zhveshtore, atëherë po, sepse askush nuk është i lumtur”, nënvizoi ai. 

(Kosova Sot Online )