Manchester Unitedi e do Donnarumman në vend të De Geas

  • S.A /
  • 22 February 2021 - 15:56
Manchester Unitedi e do Donnarumman në vend të De Geas

Manchester United është në kërkim të një portieri. De Gea prej kohësh ka dalë jashtë preferencave të klubit për shkak të paraqitjeve jo gjithnjë pozitive që portieri spanjoll ka treguar në vitet e  fundit.

Anglezët po kërkojnë të përfitojnë aq sa munden nga kartoni i 30-vjeçarit, i cili ka një kontratë deri në 2023-in.  

Interes kanë shfaqur PSG, Bayern Munich dhe Juventusi, teksa në anën tjetër United  po mundohet të gjej zëvendësuesin e tij. I pari në listë është portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma.

21-vjeçari që më datë 25 shkurt do të festojë 22-vjetorin, nuk ka rinovuar ende kontratën me kuqezinjtë dhe nëse nuk vjen akordi deri në qershor, atëherë mund të largohet me parametër 0, diçka që i intereson tej mase Manchester United, sepse të përfitosh një portier në moshë kaq të re, me kaq shumë talent, që është edhe numri 1 i përfaqësueses italiane, pa shpenzuar asgjë për kartonin është një okazion që nuk para të ofrohet në futbollin modern.

{527293/}

Përfaqësuesi i Gigios, Mino Raiola, ka kohë që kërkon një klub me potencial të lartë ekonomik, dhe me portierin në fund kontrate mund të kërkoj shifra astronomike për pagën e tij, shifra që drejtuesit e Manchester United ndoshta janë të gatshëm t’i shpenzojnë. Donnaruma edhe pse është vetëm 21-vjeç, në sfidën ndaj Interit luajti ndeshen numër 200 në Serinë A.

(Kosova Sot Online )