Haxhi Krasniqi zgjedhet Boksieri i Vitit 2020

  • A.P /
  • 22 February 2021 - 17:43
Haxhi Krasniqi zgjedhet Boksieri i Vitit 2020

Kampioni i botës në boks, Robin Haxhi Krasniqi ka marrë çmimin si boksieri më i mirë për vitin 2020.

Krasniqi këtë e ka bërë të ditur me anë të një videoje në rrjetin social, Facebook, ku shihej me çmimin në dorë.

“Sot mora çmimin për Boksier të Vitit 2020″! Faleminderit te gjithve!” – tha Robin Haxhi Krasniqi.

Haxhi Krasniqi vitin e kaluar e realizoi ëndrrën e tij, duke u shpallur kampion bote në boks.

(Kosova Sot Online)