Ish mbrojtësi i Real Madridit del në gjyq, akuzohet për pornografi me fëmijë

  • A.P /
  • 22 February 2021 - 19:18
Ish mbrojtësi i Real Madridit del në gjyq, akuzohet për pornografi me fëmijë

Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Gjermanisë, Christoph Metzelder do të përballet me gjyq.

Christoph Metzelder do të duhet të paraqitet në Gjykatën e Dusseldorf më 29 Prill pasi u akuzua për posedim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve.

Ish -qendërmbrojtësi i Real Madridit është akuzuar për posedim të materialit pornografik, si dhe se kishte porositur një person tjetër për t’i siguruar atij një material të tillë në 29 raste.

Metzelder thuhet se ka pranuar akuza të caktuara në lidhje me posedimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve në pyetjet e mëparshme.

(Kosova Sot Online)