Bodybuilderi kosovar rrihet në vendin e punës

  • A.P /
  • 22 February 2021 - 23:55
Bodybuilderi kosovar rrihet në vendin e punës

Bodybuilderi kosovar, Flamur Grabovci është sulmuar fizikisht në ambientet e punës.

Ai thotë se është rrahur nga tre persona me mbi 100 kilogramë, për siç thotë ai me pretekstin për ta gjunjëzuar.

Këtë e ka bërë të ditur vet Grabovci në profilin e tij në Facebook, duke e sqaruar rastin me një shkrim të gjatë.

Ai ka theksuar se ka kaluar gjithçka tani dhe është shëndosh e mirë – por thotë se që nuk pajtohet assesi me faktin se si sulmohet një sportist në vendin e punës.

(Kosova Sot Online)