Mendy: Lëndimi serioz më dha fuqi të mos dorëzohem kurrë

  • S.A /
  • 23 February 2021 - 11:20
Mendy: Lëndimi serioz më dha fuqi të mos dorëzohem kurrë

Ferland Mendy ka zbuluar se një lëndim shumë i rëndë si adoleshent e kishte shtyrë atë që arrinte sukses në nivelin më të lartë në futboll.

Mbrojtësi i krahut i Real Madridit e kishte kaluar një vit larg fushës si adoleshent, për shkak të lëndimit të rëndë në ijë.

Pasi diplomoi nga akademia Le Havre dhe doli në sipërfaqe në Lyon, përfaqësuesi i Francës është i paprekshëm në skuadrën e Zinedine Zidane tani.

I pyetur për lëndimin serioz, Mendy tha: “Më dha fuqi për të mos u dorëzuar kurrë, për të mos hequr dorë kurrë dhe për të dashur të rikthehem gjithmonë dhe për të pasur shumë përkushtim”.

Real Madridi do të përballet me Atalantan të mërkurën në 1/8 e finales në Ligën e Kampionë dhe Mendy është i vetëdijshëm për sulmin e frikshëm të italianëve.

“I kam parë ndeshjet e tyre. Ata shënojnë shumë gola veçanërisht në shtëpi. E di se ata do të na sulmojnë shumë siç e bëjnë gjithmonë dhe ne duhet të mbrohemi mirë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )