“Mirëmëngjes të gjithëve”, Ronaldo e nis ditën me “fluturimin” që bëri mbrëmë

  • S.A /
  • 23 February 2021 - 12:08
“Mirëmëngjes të gjithëve”, Ronaldo e nis ditën me “fluturimin” që bëri mbrëmë

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor në fitoren e mbrëmshme të Juventusit ndaj Crotones me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Portugezi realizoi dy gola në pjesën e parë dhe të dy i shënoi me kokë brenda katër minutave.

Fillimisht shënoi në minutën e 38-të, e më pas në të 45+2, duke i siguruar edhe qetësinë ekipit të tij para pushimit.

Sot, në profilin e tij zyrtar në Facebook, Ronaldo postoi fotografinë nga kërcimi fantastik që bëri në golin e dytë dhe vendosi mbishkrimin “Mirëmëngjes të gjithëve”.

(Kosova Sot Online )