Finalizohet marrëveshja, palestrat në Kosovë me super teknologji

  • G.G /
  • 23 February 2021 - 13:11
Finalizohet marrëveshja, palestrat në Kosovë me super teknologji

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka lidhur partneritet shumëvjeçar me Synergy Sports për të transformuar palestrat e basketbollit në Kosovë në “Palestra të Lidhura me FIBA-n”.

Partneriteti do t’i sigurojë Federatës së Basketbollit të Kosovës zgjidhje të përparuara dhe të automatizuara për të xhiruar dhe prodhuar transmetime të drejtpërdrejta me cilësi të lartë për garat e basketbollit në të dyja konkurrencat, meshkujve dhe femrave. Synergy Sports gjithashtu do të bëhet partner ekskluziv i shpërndarjes për komercializimin e të drejtave të drejtpërdrejta për basketbollin kosovar.

Kompeticioni i sapoformuar me marrëveshjen e dy Federatave të Basketbollit Shqipëri-Kosovë, Liga Unike (në të cilën do të marrin pjesë skuadrat më të mira të të dyja vendeve) e cila pritet të nxis interes të madh në të gjithë rajonin, gjithashtu do të përfshihet në këtë marrëveshje. 

Prodhimi i automatizuar i videos me integrimin e tabelës, sistemi i rishikimit të gjyqtarëve, shërbimet e zhvillimit të trajnerëve dhe lojtarëve dhe integrimi i automatizuar i videove grafike, janë pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare dhe përbëjnë një investim të rëndësishëm në basketbollin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)