Lewandowski e kalon Raulin dhe bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 24 February 2021 - 09:15
Lewandowski e kalon Raulin dhe bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, pas golit që e shënoi në fitoren kundër Lazios të martën.

Polaku e hapi serinë e golave pas vetëm nëntë minutave në fitoren e Bayernit 4:1 kundër Lazios në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Romë.

Ky ishte goli i 72-të i Lewandowskit në Ligën e Kampionëve dhe bën që ai ta kalojë legjendën e Real Madridit, Raul, dhe të ngrihet në vendin e tretë, prapa Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Vetëm sulmuesi i Juventusit Ronaldo, i cili i ka 134 gola deri tani, dhe ylli i Barcelonës Messi, i cili i ka 119 gola deri tan, kanë shënuar më shumë sesa Lewandowski në këtë garë.

Në vendin e pestë renditet Karim Benzema i Real Madridit me 69 gola.

(Kosova Sot  Online )