Dalin pamje nga aksidenti i tmerrshëm i Tiger Woods

  • S.A /
  • 24 February 2021 - 10:02
Dalin pamje nga aksidenti i tmerrshëm i Tiger Woods

Tiger Woods e pësoi një aksident të rëndë të martën në Los Angeles, nga i cili mbeti me lëndime të rënda dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ndihmës së parë për ta nxjerrë të gjallë nga makina.

Por Ëoods është zgjuar dhe ka reaguar pozitivisht pas operacionit në këmbë, ka njoftuar ekipi i tij.

Aq i rëndë ishte aksidenti saqë 45-vjeçari – 15 herë kampion i botës në golf – u desh të nxirrej nga makina nga zjarrfikësit dhe mjekët.

Ekipi i legjendës së golfit ka thënë se ai ka pësuar thyerje të rëndë në këmbën e djathtë dhe se operacioni ka shkuar mirë.

“AI (Woods) është zgjuar, po reagon pozitivisht dhe ka filluar ta marrë veten në dhomën e spitalit”, ka thënë ekipi i tij.

Woods ishte me fat që shpëtoi i gjallë, ka thënë Departamenti i Policisë në LA County.

(Kosova Sot Online )