Kur Leo Messi shkëlqen, Barça gjithmonë tri pikë i rrëmben

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 20:55
Kur Leo Messi shkëlqen, Barça gjithmonë tri pikë i rrëmben

Barcelona e ka rikuperuar në mënyrën më të mirë ndeshjen e mbetur me Elchen në La Liga.

Të besuarit e Ronald Koeman kanë rrëmbyer pikët e plota duke triumfuar me rezultatin 3-0.

Në këtë mbrëmje shkëlqeu Lionel Messi me dy gola, derisa realizoi edhe Jordi Alba.

Paraqitje të mirë bëri edhe Martin Braithwaite, që dhuroi dy asistime.

Me këtë fitore, Barça është ngjitur në kuotën e 50 pikëve, dy më pak se Real Madridi dhe pesë më pak se Atletico Madridi, këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot Online)