Rekord brutal i Barcelonës kundër Elches, 36:0

  • S.A /
  • 25 February 2021 - 09:14
Rekord brutal i Barcelonës kundër Elches, 36:0

Rekordi i tmerrshëm i Elches kundër Barcelonës vazhdoi edhe të mërkurën mbrëma, pasi dështoi të shënojë gol kundër katalonasve për ndeshjen e 12 radhazi.

Lionel Messi me dy gola dhe Jordi Alba me një e udhëhoq Barçën drejt një fitoreje tjetër të lehtë kundër Elches në Camp Nou.

Gjatë 12 ndeshjeve të fundit mes tyre, Barça i ka shënuar 36 gola dhe nuk e ka pranuar asnjë, duke e krijuar një rezultat prej 36:0.

Disfata prej 3:0 të mërkurën vjen pas humbjeve 3:0 në La Liga, 5:0 në Kupën e Mbretit dhe 4:0 në La Liga në tri vizitat e fundit të Elches në Camp Nou, në stadiumin ku s’e ka shijuar fitoren kurrë.

Në fakt, hera e fundit kur Elche i shënoi gol Barcelonës ishte në vitin 1987, kur Marcelo Trobbiani e tundi rrjetën në një humbje 5:1.

Elche është pa fitore në 19 ndeshje kundër gjigantit katalonas.

Hera e fundit që Elche e mundi Barcelonën ishte në vitin 1975, me rezultat 1:0. Që prej asaj kohe, Elche i ka pësuar 15 humbje dhe ka barazuar katër herë.

(Kosova Sot Online )