Fitojnë Drenica dhe Arbëria, vazhdon forma e dobët e Feronikelit

  • S.A /
  • 25 February 2021 - 15:44
Fitojnë Drenica dhe Arbëria, vazhdon forma e dobët e Feronikelit

Drenica e ka mposhtur 3:1 Feronikelin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi ish-kampionit të Kosovës, ndërkohë që Arbëria arriti fitore bindëse 3:0 ndaj Besës në dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të në Superligë.

Drenica bëri një hap të rëndësishëm për mbijetesë në elitë duke e mposhtur rivalin e drejtpërdrejt, një Feronikel që luajti me 10 futbollistë gjithë pjesën e dytë në Drenas.

Kreshnik Uka e kaloi në epërsi skuadrën nga Skenderaj pas vetëm 18 minutave lojë, por reagimi i vendasve nuk vonoi shumë kur Simonovski e barazoi rezultatin në minutën e 39-të.

Gjërat ndryshuan dukshëm për vendasit në çastet e fundit të pjesës së parë, megjithatë, pasi Bojku u përjashtua me karton të kuq.

Drenica e ktheu epërsinë pa humbur kohë përmes Erlis Frashrit, duke e shfrytëzuar epërsinë në numër në fushë.

Uka e vulosi fitoren e mysafirëve në minutën e 80-të me golin e dytë personal në këtë takim.

Skuadra e Klodian Duros është ende në kërkim të fitores së parë në vitin 2021 në Superligë, pasi i ka humbur dy dhe ka barazuar në njëherë në tri ndeshje deri tani.

Nikli mbetet në vendin e shtatë në tabelë me 24 pikë, vetëm një më shumë se Drenica në vendin e parafundit.

Ndërkohë në Pejë, skuadra e fundit në tabelë Besa u mund lehtësisht 3:0 nga ekipi i sapopromovuar në elitë, Arbëria.

Marclei, Bahtiri dhe Kryeziu i shënuan golat e triumfit të parë të Arbërisë në vitin 2021 në Superligë.

Këto tri pikë i ndihmojnë Arbërisë ta mbajë pozitën e gjashtë me 25 pikë pas 21 ndeshjeve, dy pikë larg zonës së rënies nga elita.

Image

(Kosova Sot Online )