VIDEO/ Messi i kërkon fanellën, por portieri i Elche hutohet fare

  • S.A /
  • 25 February 2021 - 15:59
VIDEO/ Messi i kërkon fanellën, por portieri i Elche hutohet fare

Ndeshjen e djeshme ndaj Elche Barcelona e fitoi me rezultatin 3-0, ku Leo Messi shënoi 2 nga golat dhe dha një pasim shumë të bukur në golin e tretë.

Edhe pse ishte “viktimë” e Messit, portieri i Elches, Edgar Badia i kërkoi Messit fanellën pas ndeshjes.

Kamerat kanë regjistruar momentin e veçantë, ku Messi heq uniformën dhe ia jep Badias, ndërkohë që ky i fundit i emocionuar përqafon Leon dhe hutohet t’ia japë sulmuesit të Barçës.

Messi merr situatën në dorë dhe ia kërkon uniformën portierit, i cili kujtohet dhe shpejton t’i japë fanellën e tij Messit. Ndoshta ka menduar se Leo nuk e do fanellën e tij. Nuk mungoi e qeshura e Messit.  

(Kosova Sot Online )