Zyrtare: Shtyhet ndeshja Torino-Sassuolo, shkaku COVID-19

  • A.P /
  • 25 shkurt 2021 - 17:23
Zyrtare: Shtyhet ndeshja Torino-Sassuolo, shkaku COVID-19

Ndeshja midis Torinos dhe Sassuolos, që ishte planifikuar  të zhvillohej këtë të premte në mbrëmje, në 20.45, është shtyrë zyrtarisht dhe do të luhet më 17 mars, në orën 15:00.

Shtyrja u vendos pas shtatë rasteve pozitive të ditëve të fundit në klubin “granata”.

Por ka edhe më shumë: edhe ndeshja tjetër e Torinos kundër Lazios, është në dyshim serioz, kështu që organizatorët e Serisë A duhet të marrin një vendim.

Për momentin, janë shtatë lojtarë pozitivë te Torino, mes të cilëve janë zbuluar Linetty, kapitenin Belotti, Singo dhe Baselli, plus Bremer, me këtë të fundit që duhet ta përsëritë tamponin për shkak të rezultatit të pasigurt.

COVID-19, që goditi ekipin e Nicolas, nuk mund të nënvlerësohej.

Nga dy raste të konstatuara para sfidës së fundit të kampionatit u bënë shtatë brenda disa ditësh. Për këtë arsye, autoritetet shëndetësore ndaluan stërvitjen e skuadrës së Torinos.

(Kosova Sot Online)