Napoli fiton, por eliminohet nga Europa League

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 21:15
Napoli fiton, por eliminohet nga Europa League

Napoli i Gennaro Gattuso është eliminuar nga Europa League.

Në sfidën e kthimit, Napoli e mundi në shtëpi 2-1 Granandën, por humbja 2-0 në sfidën e parë i dërgon ata te shpija.

Napoli e nisi mirë takimin, në minutën e 3’, Zielinski shënoi për 1-0.

Mysafirët barazuan me anë të Montoros dhe krejt në minutën e 59’, Ruzi shënoi për rezultatin përfundimtar 2-1.

Deri në fund, Napoli pati kohë dhe shanse për më shumë, por nuk pati ndryshim rezultati.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe Amir Rrahmani. 

(Kosova Sot Online)