Ibrahimovic: “Ronaldo është lojtari më i mirë në histori”

  • S.A /
  • 26 February 2021 - 09:38
Ibrahimovic: “Ronaldo është lojtari më i mirë në histori”

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e ka emëruar legjendën e Brazilit, Ronaldon, si futbollistin më të mirë në histori.

Me këtë rast, ai e vendosi Fenomenin para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që kanë thyer shumë rekorde historike dhe kanë dominuar për shumë vite në botën e futbollit.

“Nuk kam nevojë ta përshkruajë Ronaldon, Fenomen”, u shpreh Ibra në një intervistë për UEFA-n.

“Gjithmonë kam thënë që ka lojtar që e luajnë këtë lojë dhe lojtarë që janë vet loja. Për mua, Ronaldo është loja. Nëse e keni parë duke luajtur, të gjithë donin të luanin si ai dhe të bëhen si ai”.

“Mënyra se si lëvizte, driblimet që bënte… për mua ai është më i miri në histori të futbollit”.

(Kosova Sot Online )