Orari i të gjitha ndeshjeve në Europa League

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 15:23
Orari i të gjitha ndeshjeve në Europa League

Është hedhur shorti i 1/8 së finales në Europa League.

Shorti i së premtes ka krijuar një finale para kohe.

Manchester United dhe Milan do të kenë punë mes vete që në këtë fazë.

Ndeshjet e para të këtij raundi do të luhen të enjten e 11 marsit 2021, ndërsa ato të kthimit janë caktuar për të enjten e 18 marsit 2021.

Siç ka ndodhur deri më tani, ndeshjet do të luhen në dy hapësira kohore, 18:55 dhe 21:00.

Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e “Europa League”, por edhe të Champions League, do të hidhet të premten me 19 mars 2021. 

(Kosova Sot Online)