Koeman analizon përballjet me Sevillën në La Liga dhe Copa del Rey

  • G.G /
  • 26 February 2021 - 16:39
Koeman analizon përballjet me Sevillën në La Liga dhe Copa del Rey

Ronald Koeman ka analizuar ndeshjet kundër Sevillës.

Barcelona do të përballet me Sevillën fillimisht të shtunën në La Liga dhe më pas të mërkurën në kudër të Copa del Rey.

Ndeshjen e parë Sevilla e ka mundur 2-0 Barçën dhe do të jetë shumë interesant, ashtu si nesër ku kërkohen pikët e plota nga të dyja skuadrat.

Përballje e dyfishtë me Sevilla: “Janë dy ndeshje të ndryshme. Në Kupë kemi disavantazhin 2-0, kurse nesër do të vazhdojmë sfidat e kampionatit. Një moment për të shtuar pikë dhe për t’iu bërë presion atyre që janë në krye të renditjes”.

Araujo: “Është përfshirë në listë dhe kushdo që hyn aty, ka mundësi për të luajtur. Ne do ta vendosim nesër formacionin dhe do të shohim nëse do të luajë apo jo. Ai ka pasur një sezon shumë të mirë deri tani. Është një mbrojtës i ri, që ka mësuar shumë dhe ka treguar cilësi e fizik. Është e rëndësishme të kesh lojtarë të fortë dhe të shpejtë. Ai kontribuon shumë në mbrojtje”.

Java më e rëndësishme: “Nuk jam dakord, duket se vetëm ne luajmë ndeshje të rëndësishme. Skuadrat në krye përballen me njëra-tjetrën dhe presioni është për të gjithë. Të jesh lojtar ose trajner i Barçës ke gjithmonë presion”.

Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet presidenciale – “Unë nuk votoj, sepse nuk jam dikushi që duhet ta bëj këtë. Secili ka historinë e tij. Secili kandidat mendon se është më i miri për klubin. Unë duhet të pres të mësoj rezultatet. Të gjithë kandidatët kanë historinë e tyre dhe mendojnë se çfarë është më e mira për klubin. Unë duhet të pres dhe anëtarët të vendosin”.

Nëse Barça nuk fiton asgjë: “Trajneri i Barcelonës është përherë nën presion të madh. Nëse nuk fitojmë, unë e di se si funksionon kjo. Kurrë nuk hyj për të humbur, dua vetëm të fitoj, por nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Do të ketë kohë për të folur për të ardhmen, por unë jam optimist”.

Veteranët e ekipit: “Ata kanë dashur të marrin komandën që nga fillimi, por kanë nevojë për ndihmë. Leo ka 18 gola, të tjerët së bashku kanë të njëjtin shifër finalizimi. Kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve. Përgjegjësia është e krejt grupit, jo vetëm e veteranëve”.

Pjesa e parë kundër Elches: “Po, ne e analizojmë dhe flasim për atë që ndodh. Gjatë një ndeshje ka ngritje dhe ulje”.

Dy ndeshje radhazi kundër të njëjtit kundërshtar: “Problemi është se Sevilla ka qenë në gjendje të pushojnë këtë javë, ndërsa ne jo”.

(Kosova Sot Online)