Pioli: Manchester United është favoriti më i madh

  • S.A /
  • 26 February 2021 - 16:46
Pioli: Manchester United është favoriti më i madh

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli tha që Manchester United janë favoritët më të mëdhenj në Europa League, por kujtojnë momente të lavdishme në historinë e Rossonerëve. Rossonerët do të përballen me Manchester United për herë të parë në 11 vjet në kuadër të Evropa Ligës. Ndeshja e fundit përfundoi me një humbje 4-0 në Old Trafford, por ishte hera e vetme që United eliminoi Milanin nga një garë evropiane dhe Pioli vuri në dukje historinë e lavdishme nga takimet e mëparshme.

“Do të jetë një ndeshje stimuluese dhe motivuese për ne,” i tha Pioli agjencisë së lajmeve ANSA.  “Ne ndeshemi me favoritët më të mëdhenj të garës. Një kundërshtar dhe një stadium që kujtojnë momente të lavdishme në historinë tonë” – u shpreh Pioli. Milan kaloi tutje dje falë më shumë golave të shënuar si mysafir ndaj Crvena Zvezdës.

(Kosova Sot Online )