Federata Italiane gjobit Gattuson

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 21:08
Federata Italiane gjobit Gattuson

Federata Italiane ka gjobitur me 3 mijë trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso. Komisioni Disiplinor arriti në përfundim se tekniku i të kaltërve ka përdorur shprehje blasfemike gjatë ndeshjes së kampionatit Crotone-Napoli më 6 dhjetor.

Referuar rregullores së futbollit italian, Gattuso duhet të paguajë 3 mijë euro gjobë.

“Duke ndjekur procedurën ankimuese dhe arritjen e marrëveshjes, trajneri i Napolit Gennaro Gattuso gjobitet me 3 mijë euro. Tekniku ka shkelur nenin 4, paragrafi 1 dhe nenin 37 të Kodit të Drejtësisë Sportive duke përmendur shprehje blasfemike gjatë ndeshjes Crotone-Napoli më 6 dhjetor 2020”, shkruhet në vendimin e Federatës Italiane.

Kjo është një tjetër “shuplakë” për teknikun italian pas eliminimit të djeshëm nga Granada në Ligën e Europës.


(Kosova Sot Online)