Galliani infektohet me koronavirus

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 23:54
Galliani infektohet me koronavirus

Skuadra e Serie B, Monza njoftoi sot se shefi i saj, Adriano Galliani ka dalë pozitiv për COVID-19.

Ish-drejtori i Milanit, i cili vazhdoi të punonte me Presidentin Silvio Berlusconi në Monza, doli pozitiv për koronavirus në testin e fundit që iu nënshtrua.

“AC Monza njofton se Adriano Galliani rezultoi pozitiv për COVID-19 pas testimit të fundit” – konfirmoi klubi sot.

“CEO i Biancorossi, në përputhje me rregulloret shëndetësore në fuqi, ka hyrë në izolimin e shtëpisë” – thuhej tutje në komunikatë.

Monza aktualisht është e dyta në Serie B dhe nesër përballet me Cittadella të vendit të pestë, teksa synon inkuadrimin historik në elitën e futbollit italian. 

(Kosova Sot Online)