Premierliga sjell sot super derbin Chelsea-Manchester United

  • A.P /
  • 28 February 2021 - 09:05
Premierliga sjell sot super derbin Chelsea-Manchester United

Kampionati anglez ka lënë pas 2/3 e ndeshjeve dhe tani cdo takim merr një rëndësi të veçantë dhe influencon ndjeshëm në klasifikimin e përgjithshëm.

Të dielën pasdite Premier League ofron duelin Chelsea–Manchester United, duke kthyer në këtë mënyrë sërish rivalitetin e ashpër ndërmjet bluve dhe “Djajve të Kuq”.

Dy klubet e mbyllën edicionin e kaluar në kuotë të njëjtë pikësh, megjithatë në fund Red Devils merituan vendin e tretë, për shkak të golaverazhit më të mirë.

Këtë herë ekipi i drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer ndodhet në pozita akoma më të mira dhe për momentin ka avantazhin e 6 pikëve në tabelën e renditjes.

Rivaliteti mes dy klubeve është rritur ndjeshëm në tre dekadat e fundit, ndërkohë edhe në fushën e lojës në të gjithë kompeticionet Chelsea dhe United i kanë provuar që të tre rezultatet e mundshme në tre sfidat e fundit ndërmjet tyre.

Nëse djajtë e kuq vazhdojnë t’i besojnë 48-vjecarit norvegjez te blutë presidenti Roman Abramovich ndryshoi shpejt kursin e ekipit, duke shkarkuar trajnerin e mëparshëm, ish-kapitenin legjendar të klubit Frank Lampard, për t’i besuar timonin teknikut gjerman Thomas Tuchel.

(Kosova Sot Online)